Saimir Tahiri udhëton jashtë Shqipërisë

18.11.2017 12:06:50

Ditën e djeshme në media u raportua se ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili është në hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda është nisur për një udhëtim drejtë Gjermanisë.

Prokuroria tha se Tahirit nuk i është ndaluar ikja jashtë vendit edhe pse ai është nën hetim për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në media po ashtu u raportua se Tahiri ndodhet në një vizitë dyditore në Gjermani, për arsye familjare. Bileta e tij është prerë për vajtje-ardhje, dhe mësohet se Tahiri do të kthehet në Tiranë pasditen e sotme.

Nga ana tjetër ish-kryeminstri Sali Berisha me ironi në Facebook dha versionin e tij se Rama e ka dërguar në Itali për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të bosit të Cosa Nostras, Toto Riina.

Kujtojmë që Kryeministri Rama disa herë ka deklaruar publikisht se Tahirit i është ndaluar ikja e tij jashtë vendit