Pacolli: Kosova formalizon bashkëpunimin me Jordanin në inteligjencë, siguri dhe arsim

19.09.2017 20:44:15

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka njoftuar se brenda pak javësh delegacionet e Kosovës do të udhëtojnë në Jordani për të formalizuar bashkëpunimin me Jordaninë në fushën e inteligjencës, sigurisë dhe arsimit.

“Aktivitetin tim diplomatik bashkë me presidentin e Kosovës, e fillova në Nju Jork me një takim me Mbretin Abdullah të Jordanisë. Dakordim i plotë për bashkëpunim ndërmjet dy shteteve. Brenda pak javësh delegacionet e Kosovës do të udhëtojnë në Jordani për të formalizuar bashkëpunimin me Jordaninë në fushën e inteligjencës, sigurisë dhe arsimit”, ka shkruar Pacolli në Facebook