Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, si pasojë e zjarrit të hapur dje nga forcat izraelite ka rënë dëshmor gazetari 30 vjeçar Yasir Murteca, i cili ishte duke ndjekur “Marshin e Kthimit të Madh”.
Dëshmitarët okularë theksojnë se, gazetari i cili ishte vrarë nga ushtarët izraelitë në lindje të Khan Yunis gjatë marrjes së pamjeve nga demonstratat, ka pasur një jelek në të cilën shkruante “Press”, transmeton Anadolu Agency.
Me martirizimin e gazetarit palestinez numri i palestinezëve të martirizuar dje në Gaza nga ushtarët izraelitë është rritur në 10, ndërsa mbi 1350 palestinezë prej të cilëve 400 me plumba të vërteta janë plagosur. Nga të plagosurit 33 janë në gjendje të rëndë.
Që nga fillimi i demonstratave më 30 mars, numri i palestinezëve të martirizuar është rritur në 31, ndërsa mijëra janë plagosur.