Pamje shqetësuese nga Shqipëria: Tërhiqte qenin zvarrë me makinë!

15.09.2020 13:17:15

Një ngjarje aspak e këndshme është regjistruar në Sukth të Durrësit, ku një person kishte lidhur qenin pas makine dhe e tërhiqte zvarrë.

Në lidhje me këtë skenë të rëndë ka reaguar edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i  cili shkruan se këto pamje janë të neveritshme.

“E trishte dhe neveritese! Kafsha eshte ai ne timon, ata qe heshtin dhe ata qe kane per detyre te reagojne e nuk e kane bere!” shkruan Saimir Tahiri.

Vetë Saimir Tahiri është i apasionuar pas kafshëve, ku shpesh herë ai poston foto herë me qen dhe herë me kuaj.