Pamje të reja: Terroristi i Stambollit i qetë dhe bisedon me njerëzit pas masakrës (Video)

02.01.2017 20:53:01

Pas publikimit të një fotografie të personit të gabuar që pretendohej se ishte terroristi i ISIS që shkaktoi masakrën në lokalin e natës në Stamboll, në mediat turke është publikuar një tjetër person, i dyshuar si autori i masakrës.

Në videon e mëposhtme është pikërisht i riu që mendohet të jetë terroristi që vrau 39 persona në lokalin e natës “Reina” dhe plagosi dhjetra të tjerë.

Xhihadisti duket i qetë, bisedon me njerëz të tjerë sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe duket se nuk ndjen aspak keqardhje për atë që ka bërë.

Ai është rreth 25 vjeç dhe vijon të jetë në kërkim nga autoritetet turke. Shteti Islamik mori përgjegjësinë e këtij sulmi dhe quajti autorin “ushtar” të kalifatit.

Pas vrasjeve masive, autori ndërroi rrobat brenda lokalit dhe u largua me një taksi.