Janë gjetur gjurmë gishtërinjsh të sulmuesit nga Stambolli

02.01.2017 20:46:09

Autoritetet turke kanë gjetur gjumë të gishtërinjve dhe e kanë përshkrimin bazë të personit të armatosur që la të vrarë 39 persona në klubin e natës në Stamboll.

Sulmuesi mund të identifikohet së shpejti, ka thënë zëvendëskryeministrit turk, Numan Kurtulmus.

Ai gjithashtu ka konfirmuar se janë arrestuar tetë persona në lidhje me këtë sulm, ku mbetën të plagosur edhe 70 persona, transmeton lajmi.net.

Kurtulmus ka thënë se ky sulm ka qenë përgjigje ndaj operacioneve të suksesshme dhe të vendosura të ushtrisë turke kundër ISIS-it në veri të Sirisë.

Turqia ka qenë e goditur nga një valë sulmesh gjatë vitit 2016.