Pamjet e shkatërrimit nga uragani Irma në ishujt Virgin (Video)

09.09.2017 14:47:06

BBC ka publikuar sot pamje të shkatërrimit që ka lënë pas uragani Irma në ishujt britanikë Virgin.

Së paku 23 persona kanë vdekur nga goditja e uraganit IRMA. Nna ana tjetër Kryebashkiaku i Majamit ka dhënë paralajmërim dramatik: të largohen të gjithë sepse nuk do të mund t’i shpëtojnë.

Ministria franceze për rajonet e përtejdetit ka konfirmuar se kanë vdekur  së paku tetë persona, ndërsa dy të tjerë janë të lënduar rëndë në ishujt Shën Martin dhe Shën Bartolomei nëpër të cilët ka kaluar uragani IRMA.