Panik në Londër, dëgjohen shpërthime të fuqishme

04.10.2016 17:00:50

Në Metron “Station” në Londër janë evakuuar qytetarët pasi është gjetur një pako e dyshimte kanë raportuar mediat e qytetit.

Gjithashtu janë evakuuar edhe rrugët përreth dhe ishte mbyllur stacioni ku është gjetur pakoja e dyshimtë, njoftoi Evening Standard, transmeton lajmi.net.

Sipas gazetës, policia po heton përmbajtjen e pako. Megjithatë në kryeqytetin britanik pati shpërthime të forta të cilat policia i kishte të kontrolluar.

Pasagjerët u detyruan të largohen nga stacioni, dhe një dëshmitar ka shkruar në Tëitter se ai kishte dëgjuar një shpërthim të kontrolluar dhe se atyre u ishte kërkuar të qëndronin në zyrat e tyre.

Policia e Londrës nuk kanë njoftuar ende me këtë rast.