Para me fajde në Prishtinë, arrestohen katër persona

12.12.2017 11:59:34

Policia e Kosovës ka ndërhyre në një rast për fajde në një fshatë të Prishtinës, ku në fajde ishte përfshirë një person që nga viti 2015 dhe tash po shantazhohej që të kthejë paratë më gjithë kamatën.

Në fshatin Siqevë të Prishtinës, njësitet policore të DHKK-së, të mbështetura edhe nga pjesëtarët e NJSO-së, pas zhvillimit të hetimeve, kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës të datës 08.12.2017, ku me këtë rast janë kontrolluar shtëpitë familjare, pronë e katër të dyshuarve meshkuj, të cilët dyshohet se në bashkëveprim, viktimës i kanë huazuar 80.000 euro (dy vetura AUDI) dhe pastaj nga ky moment kanë filluar t’i llogarisin fajde e që deri më tani vlera ka tejkaluar shumën prej 300.000 euro.

Gjatë kontrollit janë gjetur një libër me shënime në lidhje me veprimtarinë e dyshuar, 8 fishekë të pushkës së gjuetisë dhe 5 fishekë të revolverit cal-38 mm.

Me vendim të prokurorit, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje dy nga të dyshuarit.