Parandalimi i demencës: Shmangni këto pesë ushqime për ta zvogëluar rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit

05.01.2018 13:48:21

Demenca është sindroma e cila është e ndërlidhur me dobësimin e funksionit të trurit.

Demenca përfshin probleme me kujtesën, me shpejtësinë e mendimit, mprehtësinë mendore, gjuhën, kuptimin, gjykimin, lëvizjet, etj., transmeton Telegrafi.

Për momentin nuk ka ndonjë ilaç që e shëron këtë sëmundje, por nëse diagnostikohet në fazat e hershme, ka disa mënyra përmes së cilave mund ta ngadalësoni dhe ta mirëmbani funksionin mendor.

Një ndër këto metoda është edhe kujdesi në ushqim, në veçanti dieta ‘MIND’, e cila është zhvilluar në mënyrë specifike për të ndihmuar në përmirësimin e funksionit të trurit.

Dieta përfshin konsumimin e pemëve, perimeve, boronicave, arrave, peshkut, bile edhe konsumimin e verës.

Por, gjithashtu dieta parasheh edhe shmangien e pesë ushqimeve të dëmshme!

Cilat janë këto ushqime?

– Pastat dhe ëmbëlsirat nuk bën të konsumohen më shpesh se katër herë në javë

– Djathi nuk bën të konsumohet më shumë se një herë në javë

– Gjalpë guxoni të konsumoni vetëm 14 gramë në ditë

– Mishin e kuq nuk bën ta konsumoni më shumë se tri herë në javë