Pas rrënimit të murit, kryeministri Mustafa mban konferencë për media

04.02.2017 23:10:37

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do të mbajë nesër konferencë për media. Qeveria e Kosovës ka njoftuar se konferenca do të mbahet në orën 13 e 30.

Kjo konferencën mbahet nesër pas rrëzimit të murit ilegal në pjesën veriore të Mitrovicës, raporton lajmi.net.

Muri pritet të rrëzohet nesër në mëngjes, pasi që mbrëmë vonë u arrit marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Mitrovicës së veriut.

Marrëveshja ishte arritur vetëm pas presionit të madh ndërkombëtar dhe vendos dhe afatit të dhënë me rezolutën e Kuvendit të Kosovës.

Pasi të rrezohet muri, në pjesën veriore, afër urës së Ibrit do të fillojë ndërtimin e shëtitores dhe zonës për këmbësor.

Aty pritet të vendosen disa shtylla të betonit dhe vazo me gjelbërim.

Ura pritet të hapet menjëherë pasi të përfundojnë këto punime.