Pas Vietnamit, shërohen të gjithë personat e prekur nga koronavirusi në një tjetër shtet

25.02.2020 15:00:39

Virusi vdekjeprurës me zanafillë në Wuhan të Kinës ka marrë deri tani mbi 2700 jetë njerëzish, ndërsa 80.000 të tjerë rezultojnë të infektuar.

Epidemia ka vënë në alarm botën, mirëpo pas Vietnamit edhe Franca ngjall shpresë për të gjithë

Në këtë shtet janë shëruar të gjithë personat e prekur nga koronavirusi.

Tashmë Franca mund të cilësohet si një vend jashtë hartës së rrezikut për koronavirus. 11 pacientët të cilët ishin me virusin ‘vdekjeprurës’ me origjinë kineze tashmë janë shëruar plotësisht ndërkohë një prej tyre vdiq.

Deri tani nuk raportohet për raste të tjera me koronavirus në Franca.