PD: Dibra është prova se me Ramën dhe kartelin e tij të drogës nuk ka zgjedhje të lira

13.09.2016 14:55:05

Partia Demokratike ka reaguar sërish sot për zgjedhjet në Dibër. Përmes deputetit  Oerd Bylykbashi, PD denoncoi deformimin e rezultatit përmes blerjes së votës përmes një skeme të mirëorganizuar.

“Funksionarë të lartë të Bashkisë, kryekëshilltarja e Keshillit bashkiak, dhe vëllezërit e Muharrem Ramës janë kapur me zë e me figurë duke kryer krimin elektoral. Këto janë rastet sporadike të një rrjeti të mirëorganizuar që kishte lëshuar tentakulat në cdo qendër votimi, pa përjashtim. Duke nisur nga drejtuesit politikë të fushatës në bashkëpunim me figurat e njohura të krimit të organizuar drejtorë të administratës qendrore dhe lokale, shefa policie, administratorë, kryepleqtë, dhe zyrtarë publikë, ky grup i strukturuar kriminal ka ndarë milionat që duheshin, njerëzit që do të kryenin operacionin, duke llogaritur e paracaktuar blerjen e votave sipas cdo qendre votimi”, tha Bylykbashi.

Më tej deputeti demokrat u shpres se PD po përgatit raportin e plotë e të detajuar të rasteve te evidentuara që janë vetëm indiciet e kësaj masakre me votën në Dibër, ndërsa i bëri thirrje prokurorisë të hetojë e të marrë në përgjegjësi penale, për rastet e njohura deri tani, të bëra publike në media dhe nga qytetarët.

Bylykbashi tha se Dibra është prova se zgjedhje të lira me Edi Ramën dhe kartelin e tij të drogës nuk ka.