Polici në burg, kapet me 12.5 kg kanabis

13.09.2016 14:49:38

Arrest me burg” është masa e sigurisë që është dhënë nga Gjykata e Tiranës për policin që u kap me drogë në makinë para disa ditësh.

Sipas policisë, Dashamir Qershori akuzohet për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”. Efektivi i policisë ka rënë në pranga pasi është kapur në flagrancë bashkë me një bashkëpunëtor të tij me 12.5 kilogramë kanabis sativa. Qershori trafikonte me makinën e policisë drogë.

“Ai u arrestua në flagrancë bashkë me bashkëpunëtorin e tij Elton Elezi, duke shitur kanabis sativa tek rreth-rrotullimi i Sanatoriumit në Sauk. Policia ka sekuestruar 12.5 kg kanabis sativa në makinën e policisë që përdorte efektivi i arrestuar. Ai, për ta transportuar drogën përdorte automjet policie me qëllim shmangien e kontrolleve nga uniformat blu”, ka njoftuar policia e Tiranës.