Për Habibin, Hashimin e për Hajdarin

27.04.2019 21:54:31

Nga Sinan Kastrati

Hiç një kashtë e dalin gjashtë e shtatë (7)

Besoj se ky është reagimi i fundit për Habibin.

Në vazhdimin e kaluar (”Nuk kam jetua si parazit dhe nuk ja kam zgjatur dorën e nuk ja kam shtri qafën askujt” 24 prill 2019), vendosa që mos të shkruaj me për habibat, kabilat e habilat sepse nuk ia vlen më të shkruaj për Habibin sepse ai ishte dhe mbeti “bira e mram e kavallit”.

Por ja, dalin të tjerët, përveç Habibit, Hashimi dhe Hajdari.

Habib, unë ika nga Kosova dhe disa nga arësyet i përmenda në shkrimet e mëparshme sepse përveç pushtetit, në shpinë mi l`shuan edhe shumë lakej, zagarë e qen kudo që shkova, si në ushtri (Fadil Alija i Drenicës) e në jetën civile, 3 plehnarët e Artakollit, Fazli Saraqin, Zymer Nuhollin e Shaban Klinakin që u bënë “pleq” të shkive e kundër meje.

Habib, rri, t`rrimë

Por po dalim në “temë”, Habib rri, t`rrimë! Pas vitit 1981, unë isha i persekutuar Habib.

Përveç burgut hetues që çdo natë, natën na rrehnin Lutfi Ajazi, Muharrem Dana, Faik Nura e të tjerë, më izoluan dhe më dërguan në Tuzëll, qytet në Bosnje.

Atje më mbajtën lidh me pranga afro 45 ditë. Ditën më lidhnin për kreveti e natën bashkë, nën vëzhgimin e policëve, fshija WC-të e Komandës Ushtarake në Tuzllë.

Aty përvç dy oficerëve madhorë të SHSSH (Shërbimit të Sigurimit Shtetëror), Muharem Efendić e Drlić, disa herë më vizitoj edhe ish Shefi i Shërbimit Sigurimit Shtetëror të ish armatës së (APJ-së), gjenerali i mëvonshëm,  Aleksander Vasiljević, njeriu më i rreziksëm i kohës dhe ish dëshmitari i Sllobodan Milloshevićit, në Hagë.

Ky kasap, e ka burgosur edhe Alija Izetbegovićin në aeroportin e Sarajevës, më 1992.

Ti si gazetar duhet ti dish këto.

Pra, më ra për mos i harrua këto o Habib.

O Habib, po ty ç `tu desh të hysh në ketë mes? Pse shprëndaje shkrimet e veteranëve mashtrues kundër meje? Besa edhe i komentoje “komentoje” me fjalët “Habib Zogaj 11 mars · Lavdi dëshmorëve të kombit! Serbija dhe shërbëtorët e saj këtë detyrë kanë! Patjetër të ndahet shapi e sheqeri! Që aludoje në mua.

Habib, kush është ”shapi” e kush ”sheqeri”?

A je bindur tash se në reagimet e tyre, përveç një fjalës “veteranë”, tjetër s`kishte asgjë të vërtetë.

Madje kundër tyre reagoi edhe njeriu më i merituar dhe kryetar i fshatit Drenofc, Xhemajli Rexhep Kastrati.

Pse nuk u more ti, Habib me Vajdin Berishën, “kryetar” i veteranëve mashtrues që edhe ai ishte dhe është mashtrues..

A e din ti kush është ai dhe pse bash ai u bë kryetar i veteranëve?

Do të mësosh nga unë, por ndoshta jo sot.

Habib, do ti bëjë disa pyetje: me cilin je tash, me Fatmirin, me Isni Kilen, me Gani Krasniqin apo me Ramushin?

Bëhu burrë e trego!

Mua nëse më pyet, kam me të tregua, por bëhu edhe ti i sinqertë, sikurse unë me ty.

Me nder me thënë “hashimi”.

Kështu paska shkruajt një opionist për Hashimin. Kështu thonin pleqt kur donin të tregonin ndonjë punë të ligë ose donin të shkonin në “Yzerhane” (ne qenef, Habib).

Ta kujtova sepse para dy viteve Hashimi ishte te dajtë e tu në Bubël, te Ahmet Rrahmanaj bashkë me Isni Kilajn. Aty ishin edhe Jakupi e Ceni. Ata hëngren mish e raki, po ti a ishe?

Ahmetin e thirren në Gjykatën Speciale, por ai na doli si mashtrues, e dezertor lufte.

I din ti këto?

Habib, unë këto asnjë nuk i kam: as si Hashimi, Habibi e as si Fatmiri e të tjerët.

Ty sigurisht se të vjen “majhosh” me qenë me Hashimin por mos harro, se Hashimi e hashimat janë turpi i shqiptarisë e i Kosovës. Turpin e tregoj dje ( e premte, 26 prill 2019) para komisionit hetues parlamentar për 6 turqit e debuar me dhunë.

A e shikove cirkun mbrëmë me kryekllounin me emrin Hashim Thaçi dhe një ndihmës i vogël i partisë “demokratike” që për fat të keq kishte qëllua i partisë “demokratike” “Hajdar Beqa”?

A ështe n`men Hashimi, Habib e Hajdar?

Për ato që pam në një “debat” televiziv, edhe pse ishte i ftuar nga komisioni parlamentar që te raportonte para tyre për gjashte gylenistët, ai i pyeste antarët e komisionit.

Ky njeri, thote nje psikolog është afër çmendurisë Njerëzit që qeshin vetëm me foret e veta janë afër zonës së narcizmit e sadizmit”.

Ai po qesh me një popull në televizion dhe po i duket se ka të drejtë.

Athua, ky ”njeri” a mendon se nuk është i pavdekshëm e as nuk do të mbetet kryetar i përjetshëm.

Isa Musstafes dhe LDK-së ia pau sherrin Kosova

Deputetët e LDK-së dhe Isa Mustafa e zgjodhën Hashimin kryetar. Këta janë përgjegjësit kryesor të kësaj të keqeje.

Fund (sa i përket Habibit) e me disa veteranë” të tjerë, herën tjetër.

P. S.

Po i paraqes tri dëshmi:

1. Qe jam përjashtua nga puna, 15 prill 1981

2. Qe më kanë kontrollua dhe mi kanë konfiskua shumë gjera të vlefshme por i kanë shkrua vetëm 4 kaseta (në vend të katër bobinave) dhe që mi kanë marrë 109 fotografi dhe

3. Kontratën private që kam blerë shtëpi e nuk mu ka lejua që të jetoj e as të hyje në shtëpinë time.

Malmö, 27 pril 2019