Për shkak se ua tregoi prapanicën konvojit amerikan është dënuar me 10 muaj burg

15.08.2016 16:27:27

Veterani çek i misionit paqeruajtës në Kosovë dhe Kuvajt Martin Zapletal është dënuar 10 muaj burg me kusht.

Ai është dënuar pasi në maj drejt konvojit amerikan ushtarak prej 420 ushtarëve dhe 225 makinave ushtarake ua ka kthyer prapanicën në shenjë proteste kundër NATO-s dhe SHBA-ve.

Gjykata e ka dënuar atë jo për shkak të prapanicës së zhveshur kundër ushtarëve amerikanë por për shkak të sjelljes vulgare në vend publik, ku kanë qenë prezent familjet me fëmijë.