Përfshihet nga zjarri aeroplani më i madh në botë (Video)

11.11.2016 14:03:58

Në aeroportin e Leipzigut në Gjermani është përfshirë nga zjarri aeroplani më i madh transportues në botë Antonov A225.

Siç është raportuar nga autoritetet gjermane, zjarri ka kapluar njërin nga gjashtë motorët e tij.

Nëntë ekipe zjarrfikësish kanë marrë pjesë në fikjen e zjarri dhe ai është fikur në afat prej 15 minutash.

Incidenti ka ndodhur të enjten.