Situata e kanabisit, Nishani mbledh Këshillin e Sigurisë

11.11.2016 14:31:14

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani do të mbledhë të premten pasdite, ora 18:00, Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për të diskutuar rreth situatës së kanabisit në vend, që Kreu e Shtetit e ka vlerësuar si mjaft shqetësuese.

Mbledhja e sotme, që do të zhvillohet në selinë e Presidencës, u paralajmërua dhjetë ditë më parë nga Nishani, i cili e konsideroi një fenomen serioz, me përmasa kombëtare dhe një sfidë, qe duhet te përballohet.