Përgatitet fjalori elektronik i gjuhës shqipe me më shumë se 40000 fjalë

15.08.2016 10:46:34

Një IT programues nga Tetova, ka përgatitur fjalorin elektronik të gjuhës shqipe, i cili ka më shumë se 40.000 fjalë.

Ky fjalor synon të jetë një mjet i përdorshëm në radhë të parë nga pedagogët, mësuesit, studentët, nxënësit e shkollave të mesme e të klasave të larta të shkollave 9-vjeçare, si edhe nga shkrimtarët, publicistët, përkthyesit, nga gjithë ata që merren me shqipen ose e mësojnë atë.

Në fjalor janë përfshirë shumë fjalë, shprehje e kuptime që përdoren sot në gjuhën shqipe dhe që nuk gjenden në fjalorët e mëparshëm shpjegues të shqipes.

Gjithashtu, është duke u punuar një program i ri elektronik për gjuhën shqipe. Bëhet fjalë për një korrektues inteligjent që do të na ndihmojë në korrigjimin drejtshkrimor të gjuhës shqipe, me mbi 550.000 terme dhe referenca.

Fjalori elektronik është përgatitur nga kompania tetovare TurboSoft me qendër ne SEEU – Technology Park, kurse aplikacionin për android mund ta shkarkoni këtu. Së shpejti do të pergatitet verzioni për iOS, Windows, MacOs.