Përleshen mes vete, dy meshkuj përfundojnë në spital

17.12.2018 17:38:39

Policia ka arrestuar dy të dyshuar, pasi gjatë një mosmarrëveshje janë përleshur mes veti.

Dy persona janë arrestuar pasi pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes veti, me ç’rast kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes veti, me ç’rast kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”.