Përleshen tre persona në Pejë, përfundojnë në pranga

16.12.2018 13:21:13

Në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’, në Pejë janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj.

Të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete, njofton raporti policor, përcjell lajmi.net.

Si pasojë njeri prej të dyshuarve ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.