Përplasje protestues-polici, tentohet të hyhet brenda Kuvendit

26.02.2019 20:20:20

Përplasja para godinës së Parlamentit detyruan policinë të hedhë gazlotsjellës për të shpërndarë protestuesit që po përpiqeshin të çanin kordonin e sigurisë.

Teksa para Parlamentit ka mbetur një numër më i vogël protestuesish, kryetarja e LSI u shpreh se kjo është e turpshme pasi po hidhet gazlotsjellës ndaj shqiptarëve.

“Boll vazhduat kështu, ju nuk do ta ndaloni kurrë marshimin e shqiptarëve”, theksoi ajo teksa bënte thirrje që protestuesit të mblidheshin sërish.

Ndërkohë në sfond dëgjohet policia e cila u bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë e të distancohen nga veprimet e dhunshme, pasi policia do të ushtrojë detyrën e saj.