Përsëri bashkë kundër Kosovës

24.11.2017 12:38:25

Nga Rexhep Kastrati

Shpallja e vendimit nga ana e gjykatës për dënimin e aktivistëve të VV-së, dy ditë para balotazhit, ishte një moment jo i përshtatshëm dhe që ngre dyshime se mund të mos ketë qenë vetëm një vendim ligjor-juridik, por edhe i nxitur politikisht. Kur them këtë nuk kam parasysh përmbajtjen ligjore dhe juridike, por momentin se kur u shpallën, pasi që procesi gjyqësor ndaj aktivistëve në fjalë ka kohë të gjatë që ka filluar dhe vendimi, apo vendimet për secilin aktivist ka mundur të jepet shumë kohë më parë, ose ka mundur të shtyhet pas përfundimit të plotë të procesit zgjedhor.

Edhe më të dyshimtë e bën gjithë këtë situatë, edhe lëshimi i fletarresteve për Albin Kurtin e të tjerë, e më pas edhe arrestimi i tij, pasi që tërë këto po ndodhin në kontekst të megaskandalit të zgjedhjeve me votimet me kusht, që po konfirmohet çdo minutë e çdo orë që po kalon, sidomos në Istog. Zbulimi i këtij skandali, që ka mundësi ta prekë edhe VV-në, krahas AAK-së, përkatësisht të komprometojë këto forca si mnipulatore edhe të të vdekurve, e edhe të të gjallëve, por edhe të përmbysë ndjeshëm rezultatet në komuna të ndryshme, kryesisht në favor të kandidatëve të LDK-së, mund të ketë shtyrë forcat politike drejt tensionimit dhe destabilizmit të vendit.

Më shumë se këto, arsye që mund të ketë shtyrë drejt veprimeve skandaloze dhe destabilizuese ka të bëjë me Gjykatën speciale. Në seancën e fundit që u ndërpre dje, pati një debat të ashpër lidhur me Gjykatën speciale, e që nuk ishte asgjë tjetër pos vazhdimësi e debatit të hapur kohë më parë nga Hashim Thaçi. Dhe ky debat është hapur për shkak të afrimit të kohës kur do të bëhen edhe publikisht akuzat e para nga kjo Gjykatë. Hashim Thaçi që vetë kishte prirë procesin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore për Gjykatën speciale, dhe PDK që ishte parti e parë në mandatin e kaluar dhe që kishte barrën kryesore për miratimin e kësaj Gjykate, nuk është se e kishin mirëpritur, madje herën e parë e kishin rrëzuar. Në anën tjetër, nga një shoqatë anonime me seli në Klinë, kishte dalë nisma përndryshimin e Ligjit për Gjykatën speciale, kurse në Kuvend, dy shoqata që thirren në dëshmorëdhe veteranë, kishin kryer madje edhe veprime agresive në Kuvendin e Kosovës.

Pra, përkundër miratimit në Kuvend, Gjykata speciale nuk i kishte lënë të qetë forcat politike të prodhuara nga linja e Tiranës/Kretës dhe ajo udbasho-jugosllavokomuniste, kurse vetë Hashim Thaçi i kishte paraprirë fuqishëm dhe me arrogancë këtij debati.

Është e vërtetë se Gjykata speciale do të trazojë PDK-në, AK-n, VV-në, Nismën, por me gjasë edhe LDK-në, ashtu siç do të trazojë edhe shoqatat e dala nga lufta, dhe të gjith këto do të ndikojnë qoftë në funksionimin e tyre, qoftë edhe në fatin personal të individëve të caktuar, edhe pse Kadri Veseli ka filluar një proces tëbutë të largimit formal nga strukura drejtuese të PDK-së.

Një arsye tjetër shumë e rëndësishme që po i shtyn forcat e caktuara politike drejt destabilitetittë vendit ka të bëjë me paqëndrueshmërinë e Qeverisë Ramushi-Gjuriq, e cila nuk ka mundësi, siç u pat shpreh Isa Mustafa, nuk mund të marrë as vendime të mëdha, as vndime të vogla,dhe që të vetmet vendime që po merr janë ato për emërimine vazhdueshëm të zëvendësministrave dhe të anëtarëve të bordeve të ndryshme. Paqëndreshmërinë e kësaj Qeverie po e forcon edhe çëhtja e Demarkacionit me Malin e Zi, pasi që deri më tash Komisioni i Bulliqit vetëm po sorollatet pa pasurmundësi të bëjë diçka më tepër, ndërkohë që afati për paraqitjen e një Raporti, po kalon.

Në këtë mënyrë, PDK, AAK, VV e Nisma po synojnë që të ringjallin emocionet e qtetarëve dhe të manipulojnë me të njëjtat kuza si ato që u përdorën gjatë mandatit të kaluar: Asociacioni dhe Demarkacioni. Këtë e konfirmon edhe një deklaratë e mytaher Haskukës, i cili tha se Albin Kurti ishte arrestuar se nuk kishte lejuar qëtë themelohej Asocioni. Dhe këtë deklaratë qesharake kur e dëgjon apo e lexon nga Mytaher Haskuka që gjatë fushatës veçsa nuk e ktheu Prizrenin në një Asociacion turko-serb, atëherë bëhet edhe më i qartë dimesnioni i manipulimit të emocioneve dhe ndjenjave kombëtare të qytetarëve me kauza që tashmë janë dëshmuar se janë vetëm mënyra për manipulim dhe destabilizim të vendit.