Persona të armatosur plaçkitin selinë e ‘Pro Credit Bank’ në Prishtinë

10.08.2017 16:31:37

Para pak minutave selia e ‘Pro Credit Bank’, në Prishtinë, saktësisht në lagjen Lakrishtë, është plaçkitur nga disa persona të armatosur.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës, Floria Ahmeti.

“Në orën 15::20 në një garbitje të armatosur. Te gjitha ekipet janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë ajo. Ndërkohë që ende nuk dihet se sa është shuma e parave të cilat janë grabitur.

Policia është në vendin e ngjarjes.