Plagosje me armë zjarri në Burrel

28.09.2019 23:06:35

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në Burrel. Mësohet se është qëlluar me armë në drejtim të një 70-vjeçari.

Burime për “Report Tv” bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur Shemsi Shema, i cili më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Ujësjellësit.

Shema është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në kryeqytet. Ende nuk ka informacione mbi motivet e kësaj ngjarje dhe autorin.

Në njoftimin që ka sjellë policia, tre orë pas ngjarjes, informacionet janë të pakta, ku vetëm konfirmohet plagosja dhe asnjë detaj tjetër.

“Rreth orës 19.30, dyshohet se është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta shtetasi Sh.Sh, rreth 70 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftimin për shtyp të uniformave blu.