Përveç UÇK-së, Serbia po godet edhe BE-në e NATO-n, tha Muja

27.10.2016 16:59:59

Shaip Muja, deputet nga PDK-ja, gjatë fjalimit të tij në seancën e jashtëzakonshme që është duke u mbajtur në këto çaste, ku po diskutohet rreth vlerave të luftës, tha se UÇK-ja po goditet vazhdimisht.

Dhe kjo sipas tij, po bëhet nga disa forca anti – Kosovë dhe disa forca anti – siguri, që të shtrojë interesin e tyre në rajon dhe për ta barazuar UÇK-në baraz me ushtrinë e Serbisë.

“Qëndrimi i tyre nuk është të goditet vetëm UÇK- ja, por edhe NATO, SHBA dhe BE-ja”.

Ai tha se Serbia do t’i godasë këto në vazhdimësi dhe në veçanti njerëzit e UÇK-së për t’ia humbur historinë këtij vendi.

“Në rastin ‘Drenica’ jo rastësisht janë futur këta emra, se ‘Drenica’ është edhe në rastin e Dick Martit ”, tha Muja.

Sipas deputetit të PDK-së, ata janë në dijeni që nuk duhet përzier në drejtësi, por thotë se ata  kanë huqur në disa çështje duke mos e vlerësuar drejëtsinë vendore, duke dërguar mesazh që nuk ka drejtësi vendore, andaj thotë se kanë  drejtësi ndërkombëtare.