Pierre-Emerick Aubameyang lojtar i përkryer për Realin

04.02.2017 12:26:45

Ish-trajneri i Real Madridit, Bernd Schuster mendon se Pierre-Emerick Aubameyang është i aftë për të qenë pjesë e klubit madrilen.

Ylli i Borussia Dortmund këtë javë deklaroi e ka në plan të largohet nga Gjermania këtë verë, transmeton KosovaPress.

“Sipas mendimit tim, stili i tij është përkryer për Real Madridin”, ka thënë Schuster.

“Në mesfushë e tyre, ka lojtarë shumë të mirë, sidomos Toni Kroos, por diçka do të ndodh këtë verë”, ka theksuar ai.