Plagos me thikë gruan dhe djalin, pranga kryefamiljarit

07.08.2016 19:56:39

Një kryefamiljar është arrestuar pas një krimi në familje që ka ndodhur në Berat. Ai është vënë në pranga pasi ka plagosur me thikë gruan dhe djalin.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnate mes të shtunës dhe të dielës, ku 55- vjeçari Fatos Çela, gjatë një konflikti me të shoqen Mate Çela, e ka qëlluar me thikë dhe krahas saj edhe djalin 28- vjeçar Ë.Çela.

Plagosja e dyfishtë ndodhi në banesën e familjes Çela, në lagjen “Kodra e Sulmit” në Berat, ku dy të plagosurit u dërguan në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme.