Po pse bre Valdete Dushica po hynë laknave ?

05.06.2019 23:58:37

Nga: Fatmir Bajraj

Duke u munduar me i’a ngjitë vetullat Fatmirit, i’a nxjerrë sytë Kosovës ! Zonjës Bernabiq i është dasht një përgjigje për deklatratën e saj ultra-nacionaliste & nacional-shoveniste për shqiptarët n’përgjithësi dhe ata të Kosovës n’veqanti, por përgjigja do duhej t’kishte nivelin e duhur intelektual & akademik, dhe jo një përgjigje sikur kjo e jotja ; e lodhët dhe për gjynah. Përgjigje e tillë, nuk ndihmon të lakuarin dhe të apostrofuarin nga ana Kryeministrës serbe, Ana Bernabiq, shefin e Nismës Socialdemokrate, një nga shefat e PAN-it dhe një nga dy “kryenegociatorët” e ekipit qeveritar për bisedime me Serbinë, z. Limaj ! Nuk ke nderuar e as ndihmuar z.Limaj, përkundrazi ; e ke shytë edhe ma shumë n’baltakun e tij… Kur t’mbronë i ligu, në vend që të shpetoj, ekziston rreziku real që t’arrihet kundër efekti, pra efekti i kundërt me synimin, dhe kjo gjë ka ndodhë në ragimin tuaj frustrues, të ngutshëm dhe t’pa-takt ! Ultra-nacionalistja serbe, Kryeminstër e Serbisë së mëndësisë shoveno-raciste, mesjetare, për qellimin e efektit deklarativ, ka goditur sakt figurën e z.Limaj, duke lakuar emrin e Tij, si një negociator i pa përgaditur, jo-profesional dhe mediokër, kur kihet parasyshë se Serbia n’raport me Kosovën dhe shqiptarët, shkon n’tryezën e bisedimeve me platformë shtetërore dhe ekip kredibil e profesional, dhe pa i munguar asnjëherë suporti akademik i ASHA të Serbisë, dhe Kishës ortodokese serbe. N’mungesë të fakteve, ke sjellë broçkulla që s’i ha pazari ! Broçkulla që jo vetëm s’të bëjnë të ndjehësh mirë, por t’vëjnë n’siklet, ngase fjalët marrin dheun, sa qelë & mshelë sytë, Valdete ! Është shumë e vertetë se UÇK-ja është hisedare n’pëpjekjët tona dhe n’luftën tonë për liri & pavarësi, por vulën vendimtare fitorës sonë ushtarake & luftarake në njërën anë, dhe thyerjës së Serbisë në anën tjetër, i dha Aleanca Verio-Atlantike (NATO) n’krye me SHBA-të, fakt që ti nuk përmend, zonjë e nderuar, ku kontributi i shefit tuaj ishte minor dhe tejet modest. Valdete Dushica-Bajrami ! Pra, Kosova nuk është e pavarur vetëm “falë luftës së UÇK-së”, por falë nderhyrjës nderkombëtare për të shpetuar një popull nga shfarosje që i kanosëj nga regjimi kriminal & gjenocidal i Millosheviqit, – Kosova nuk e ka zgjedhë z.Limaj për të bashkëdrejtuar me z.Ahmeti, bisedimet me Serbinë, por e ka mandatuar Qeveria, përkatësisht Pozita (pushteti) pa Opozitën shumicë shqiptare. – Se sa dhe a do t’i mbroj interesat nacionale n’këto bisedime, shefa të cilave janë Thaqi & Vuqiqi, mbetët të shihet, edhe pse : “Dita e mirë shihet në mengjes”, thot një maksimë e vjetër, dhe n’rastin tonë ; le shumë për të deshiruar, ku dihet fakti se Ahmeti & Limaj, janë vartës të Presidentit Thaqi në bisedime dhe jo shefa të Tij. Pikërisht ky format i bisedimeve dhe i ekipit negociator të dizajnuar e strukturuar nga PAN-i, i duhet dhe i konvenon Serbisë armike, dhe Kryeminstrës së saj, nacional-shovenistës, Ana Bernabiq. Kjo nuk n’a është dasht Neve asesi… Serbia ka zhvilluar tri lufta, dhe sot ushtarët e saj, nuk janë n’politikë dhe as bosa të saj, sikur është fati ynë i ligë dhe logjika e meritokracisë fatale…! Kosova dhe shqiptarët kanë kapacitete intelektuale & akademike që t’përballën n’tavolinën e bisedimeve me armikun tonë shekullor, dhe për të dal faqe-bardhë, dhe jo të përfaqësohet nga njerëz t’pa dije & invencion, aty ku deshira dhe vullneti, nuk mjaftojnë për t’kap ma t’mirën e mundshme n’tryezën e bisedimeve…! Ambiciet e pakapshme n’vija fronti dhe n’beteja me armikun, nuk kompenzohen dot me uzurpim të agjendave nacional-politike dhe shtetërore përball armikut…! Ka përenduar koha e hunit & drunit, tanimë është kohë tjetër ; ajo e dijës & trurit ! Kuptojeni kët fakt, dhe lëxojeni drejtë realitetin, Ju në PAN dhe n’shtet-kapje…