Po vazhdon të mbahet me sukses kampi veror me fëmijë (Foto)

04.08.2017 18:47:52

Sot, në ditën e pestë të kampit verorë me fëmijë, të organizuar nga Organizata “Syri i Vizionit” në kuadër të projektit “Mbështetje në integrim dhe fuqizim të të kthyerve rom, ashkalinj dhe egjiptian përmes zhvillimit të kapaciteteve në Edukim Bazik (CDBB) Kosovë”.
Për vizitë ishte Drejtori i Arsimit në Komunën e Pejës, Besim Avdimetaj së bashku më stafin për të parë se si po ecën ky kamp dhe çfarë aktivitete janë duke u realizuar.

Gjatë takimit që pati më fëmijë, tutorët që punojnë më fëmijë dhe stafin e organizatës, ka përgëzuar për punën qe po bëhet me fëmijë në kuadër të pushimeve verore duke thënë se “Programi veror ka për qëllim që fëmijët të përmirësojnë të mësuarit dhe aftësitë e tyre sociale në një mjedis argëtues dhe kreativ, duke kontribuuar në aftësimin e tyre për sukses në shkollë dhe në jetë”.

Me tej Vdimetaj shtoi se“Programi veror i përforcon efektet e programit të rregullt në Qendrat Mësimore duke i ndihmuar fëmijët, që të kenë sukses në shkollë”.

Në këtë kamp janë të përfshire 60 fëmijë të shkollave të ndryshme të regjionit të Pejës, përfshirë disa shkolla të Komunave Pejë, Klinë dhe Istog. Ky kamp është duke u mbajtur në kuadër të projektit “Mbështetje në integrim dhe fuqizim të të kthyerve rom, ashkalinj dhe egjiptian përmes zhvillimit të kapaciteteve në Edukim Bazik (CDBB) Kosovë” mbështetur nga Deutche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH. Kampi ka filluar më 31 korrik dhe do të zgjasë deri më 11 gushtë 2017.