Podujevë: E sulmuan në taksi dhe ia morën 800 euro

09.10.2016 14:10:56

Një person i komunës së Podujevës dje është sulmuar nga dy persona të tjerë, me ç’rast i kanë grabitur 800 euro.

“Në fshatin Shakovicë të Podujevës, të premten rreth orës 19:30, një person ka raportuar se derisa ishte në një veturë TAX-i, një i dyshuar në bashkëveprim me dy të dyshuar tjerë duke e sulmuar fizikisht i kanë grabitur një shumë parash prej 800 euro.

Të njëjtit e kanë nxjerr nga vetura viktimën dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin të shtunën është arrestuar një i dyshuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.