Podujevë, nusja sulmon me shufër metalike burrin dhe vjehrrën

08.12.2017 09:30:26
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një femër.

Kjo e fundit kishte sulmuar me shufër metalike burrin dhe vjehrrën e saj.

“Është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare pasi që e njëjta kishte sulmuar me një shufër  metalike  burrin  dhe vjehrrën e saj viktimat K-Shqiptare.  Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor në QKMF. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Vlen të theksohet se ditëve të fundit rastet e dhunës në familje janë në rritje