Poezi nga Lumturije Sulejman Drenica

20.05.2019 00:27:55

Folen e shqipes pse po e shkatëroni

Ah kjo jetë kjo jetë , si na ka ndryshur,
Kush o Zot, kombin tim e ka mallkuar,
Çdo gjë e çmuar nga themeli u rrënua,
Me shpirtë të vrarë e shikoj atdheun nga dheu i huaj.

Si zogj të trishtuar shqiptarët po lejnë atdheun.
Ku jeni politikanë bashkë me shtetin tuaj,
Folenë e shqipes përse po e shkatëroni?
Po e lini rrugëve të botës të mjerë e pa atdhe.

Pse gjithmonë të jetojmë ne në mërgim ?
Përse po na mohehet e drejta të jemi shqiptarë ?
Ju lutem o të mallkuar folen mos na e shkatëroni,
Se të përbashkët atdheun me ju edhe ne e kemi.

Më quajnë emigrantë n’atdhe dhe në dhe të huaj,
Kush o Zot fatin tim të zi e shkroi,
Mos vallë kam lindur gabim, në këtë jetë të pamëshirë,
Me.”Pse”.. kam ngelur n’gojë se përgjigje nuk gjeta.

Nga shkuan vlerat e arta dhe traditat tonat ?
Të atdheut tim ku unë u linda dhe u rrita ,
Pse sot s’ka kulturë, nder e as besë
Përse sotë asgjë nuk ka o Zot më vlerë në atdhe .

Çdo gjë të çmuar që na lanë të parët tanë,
Çdo zog shqiptar duhet ti ket në zemër,
N’votëra shqiptare ferra kurrë nuk do lulëzojë,
Se gjaku i të parëve nga rrënjët do ta helmojë!
Athinë 18 – 05 – 2019
《 L / S / D 》