Arrestohet Ismet Osmani “Curri”?

20.05.2019 09:32:27

Pak minuta më parë Policia e Kosovës ka realizuar një operacion arrestimi në lagjen “Marigona” në Prishtinë.

Me këtë rast sipas burimeve të Indeksonline është arrestuar bosi i disa bastoreve dhe kazinove të njohura, me emrin ‘Curri’ nga Mitrovica, Ismet Osmani.

Po ashtu gjatë këtij aksioni është arritur të arrestohen edhe dy bashkëpunëtorë të Currit, Ilir Bojku dhe Mentor Paqani.

Në bazë të burimeve të Indeksonline në arrati është edhe Rrahim Hashimi. Ky operacion po udhëhiqet nga Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike.