Poezi nga Rexhep Kastrati: Kohë kur tradhtari, besëpreri e zuzari është kudo i pari

07.04.2019 15:25:11

A nuk po harrojmë shumë shpejt
Dhe edhe homazhe po bëjmë shumë lehtë?
Histori krimesh e tradhti
Po harrohen pa dinjitet e pa njerëzi
Nxitësit e vëllavrasjes për hesap të armikut
Harrohen si të ishin gjethe të fikut
Homazhe bëjmë për kriminelët
Për tradhtarët, besëprerët e teveçelët
Në varre të shumta lëngojnë atdhetarët
Të vrarë pabesisht nga kriminelët dhe qyfarët
U vranë gazetarët që veç fjalën kishin
U vranë politikanët më të mirët që ishin
U vranë ushtarakët tradhtisht e në pabesi
Ligësisht u vunë dhe u vranë në pusi
U vranë ata, dhe atentat u bë në të vërtetën
për ata që i vranë e ua morën jetën.
Tradhtarët na u bënë patriotë dhe legjendarë
Vetëm pasurinë e pushtetin i kanë të parë
E gjaku i të vrarëve që ka skuqur tokën
E kujtimet për ta dhe për vendin ku kanë lënë kokën
Kthyer janë në mundësi përfitimi dhe mashtrimi
Kur sheh besëprerët të kapardisur me kriminelë të zë trishtimi
Përpjekje titanike për të vrarë dhe të vërtetën
Si i vranë atdhetarët, si ua morën jetën
E homazhe për kriminelët bëhen çdo ditë
Pa u skuqur fare, pa u çuditë
Tashmë e ardhmja e një populli është vënë në pritë
Nuk e lënë të marrë frymë, të mos shohë fare dritë
Veç si të fitojnë pushtet, si t’i mbushin thasët me para
Punë e madhe që një popull e lanë në mjerim e bënë fukara
Punë e madhe që çdo kush do të ikë sa më larg
E familjet që lëshojnë Kosovën po bëhen varg
Për të vrarët si të kujtohen e si të kenë hall
Kur as për shtëpitë e tyre nuk po kanë mall
Se është kjo koha kur tradhtari, besëpreri e zuzari
Kudo është në krye, kudo është i pari
E atdhetarët përmenden veç për pushtet e para
Për të lartësuar veten secili masakra