Poezi nga Ymer Halimi

10.03.2019 00:13:17
Studenti im

Më tha:

Më jep një copë dhé
Do e marr e do iku, do tretëm
Diku në një tjetër dhé
Se mallkimi këtu nuk pushon
Heronj e trdhtarë
Janë në fron
N’Panteon të lavdisë
Panteon të marrëzisë.
Do e marr një copë dhé
Kujtim për prindër t’mi
Do tretëm në një tjetër dhé
Me kujtime të fëminisë
Pa shokë e miq
Se,
Këtu marrëzia është bërë lavdi
Simulohen shtet e liri
E jeta ëndërr nuk vlen
tjetrër nuk kam
as nuk mund t’a blejmë.
Më falë do iku
Se guximi ka vdekë!