Polici privat plagos me armën e shërbimit kolegun

25.12.2018 12:42:22

Një polic privat ka plagosur me armë kolegun e tij në ambjentet e punës në Fier.

Policia e Fierit njofton se më 24 dhjetor, A.M, 58 vjeç banues në Fier, me detyrë trup shërbimi në subjektin SHPSF,  në ambientet e zyrave të policisë private gjatë dorëzimit të shërbimit, nga pakujdesia ka plagosur në këmbë me armën e shërbimit pistoletë kolegun.

E.M, 32 vjeç, banues në Patos, me detyrë trup shërbimi në subjektin SHPSF mbeti i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.