Policia jep detaje për vrasjen që ndodhi dje në Obiliq

18.03.2018 11:57:04

Në fshatin Babimofc, Obiliq është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, i cili me armë zjarri dyshohet se ka qëlluar për vdekje viktimën mashkull shqiptar.
Vrasja dyshohet sipas dëshmitarëve të jetë aksidentale. Njësiti hetimor në vend ngjarje ka konfiskuar një pistoletë, TT-7.62mm me një fishek në tytë, një karikator me 3(tre) fishek dhe një gëzhoje. Rastit ju kanë përgjigjur gjitha njësit relevante Policore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML, ndërsa i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes. Rasti mbetet nën hetime.