Policia konfiskon 62 kilogramë drogë në Gjilan

05.05.2018 16:04:56
Policia e Kosovës ka zbuluar 62 kilogram drogë të llojit marijuana në qytetin e Gjilanit.

Pas një hetimi disa mujor, njësia e hetimit kundër trafikimit të drogës ka zbuluar në një shtëpi në Gjilan 62 kilogram drogë të llojit të marijuanës.

Policia e Kosovës ka kapur pesë thasë të zinjë të mbushur me substancë të dyshuar narkotike, të llojit marijuana.

Në vend të ngjarjes Policia e Kosovës ka gjetur edhe canta të mbushura me këtë lloj droge.

Këto kilogramë drogë janë konfiskuar nga ana e Policisë.