Aksidentohet një autobus në Pejë, dhjetëra të lënduar

05.05.2018 15:34:56

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin “Dydesh” të Pejës, në afërsi të Radavcit.

Një autobus që dyshohet se ka pasur udhëtarë që kanë qenë në një shëtitje është aksidentuar, duke mbetur dhjetëra persona të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

Ibraj ka thënë për lajmi.net se nga informacionet e para të lënduarit nuk janë në rrezik për jetë.

“Ka dhjetëra të lënduar të cilët po marrin ndihmë mjekësore. Në rrezik për jetë nuk është askush, por dikush ka lëndime më shumë e dikush më pak”, ka thënë Ibraj.

Detaje tjera për rastin ende nuk dihen, por njësitët e policisë janë në vendin e ngjarjes.