Policia Kufitare shpëton një shtetas, në liqenin e Pogradecit

14.01.2017 12:50:29

Pas njoftimit në orën 07:55 nga Patrulla e Përgjithshme e Policisë së Pogradecit për një shtetas me varkë, i cili kërkonte ndihme në brendësi të liqenit, brenda pak minutash ka shkuar mjeti lundrues ì SPKM-Pogradec.

Policia Kufitare e ka nxjerrë 50 vjeçarin Y.B., nga uji thuajse pa ndjenja dhe e transportoi me ambulancë në spitalin e Pogradecit, ku ju dha ndihma mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.