Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme

14.01.2017 12:47:43

Të gjitha rrugët e Kosovës janë  të kalueshme dhe të mirëmbajtura ka njoftuar  Ministria e Infrastrukturës së Kosovës.

Sipas një njoftimi të kësaj ministrie menaxherët rajonalë me ekipet mbështetëse të MI-së dhe kompanitë e kontraktuara po vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmërie pa ndërprerë, duke monitoruar, pastruar dhe mirëmbajtur të gjitha rrugët e vendit.

“Po ashtu, ekipet e MI-së po vazhdojnë t’u dalin në ndihmë ekipeve lokale nëpër komunat e Kosovës në çdo kërkesë të tyre”.

“Të gjitha rrugët në vend janë në gjendje të mirë, ndërsa ekipet e MI-së po vazhdojnë të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, në mënyrë që zhvillimi i komunikacionit në vend të jetë i sigurt dhe pa pengesa”, thuhet në njoftim.

Ministria e Infrastrukturës i këshillon qytetarët që të kenë pajisjet e nevojshme dimërore për qarkullim dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit.