Policia spanjolle arreston pesë persona, formonin “Shtetin Islamik” në Evropë

28.09.2016 11:29:22

Policia ka arrestuar pesë persona, të dyshuar se po merreshin me formimin e celulës së “Shtetit Islamik” dhe promovimin e militantizmit islamik në Spanjë, Belgjikë dhe Gjermani, ka bërë të ditur sot ministria e brendshme e Spanjës.

Tre persona janë arrestuar në Spanjë, një në Bruksel dhe një tjetër në qytetin gjerman Vupertal, transmeton Telegrafi.

Ky grup kishte shfrytëzuar rrjetin social “Facebook” për promovimin e Shtetit Islamik dhe shpërndarjen e porosive të këtij grupi terrorist që vepron në Siri dhe Irak.

Ata akuzohen se kanë përgatitur sulme, promovuar militantizmin e ISIS-it si dhe kanë rekrutuar luftërarë.