Policia vret të dyshuarin pas sulmit në Universitetin e Ohios

28.11.2016 20:20:39

I dyshuari për sulmin në universitetin e Ohios është vrarë nga policia, transmeton Klan Kosova.

Mediat lokale raportojnë se agresori u vra pas ndërhyrjes së shpejtë të policisë.

Nëntë persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital, dy prej të cilëve në gjendje serioze.