Politikani austriak krahason Erdoganin me Hitlerin

06.08.2016 15:50:56

Kreu i Partisë së Djathtë Ekstreme në Austri, Heinz-Christian Strache, ka thënë se dështimi i grusht shtetit në Turqi dhe spastrimet e mëvonshme shtetërore të presidentit Tayyip Erdogan të kujtojnë zjarrin në Reichstag në Gjermaninë Naziste dhe përdorimi i saj nga Hitleri për të fituar më shumë pushtet.

Flakët në ndërtesën e parlamentit gjerman në vitin 1933 ishin përshkruar nga nazistët si një komplot komunist për qeverinë dhe më pas ishte përdorur si një justifikim për kufizimin e lirive civile kështu duke ia shtuar pushtetin e Adolf Hitlerit në Gjermani.

Lideri i Partisë së Austrisë për Liri, ka thënë se sheh paralele në mes të tentim puçit të 15 korrikut të Erdoganit si një mundësi që ai t’i godet kundërshtarët e tij në ushtri, shërbim civil, akademikë dhe në media.

“Kisha përshtypjen se ishte një puç i udhëzuar në mënyrë që të bëhet e mundur një diktaturë presidenciale nga Erdogani”.

“Ka përvoja të këtij lloj mekanizmi edhe më herët, siç është për shembull zjarri në Reichstag, pas të cilit u vendos një pushtet totalitar”, u shpreh Strache.

Erdogan i ka mohuar zërat se ai ose qeveria e tij ka qenë prapa gjithë tentim puçit të 15 korrikut dhe e ka fajësuar klerikun mysliman, Fethulah Gulen.