Rusia do të ndalojë shitjen e cigareve për personat që kanë lindur pas vitit 2015

10.01.2017 22:54:16

Rusia po planifikon që të ndalojë shitjen e cigareve tek të gjithë personat që kanë lindur pas vitit 2015. Drafti i Ministrisë së Shëndetësisë ruse është ende duke u diskutuar.

Kjo masë radikale nëse do të miratohet, do ta bëjë Rusinë vendin e parë në botë që vendos një ligj të tillë anti-duhan.

Legjislacioni i ri i qeverisë ruse është mjaft i ashpër në këtë aspekt. Një nismë e tillë është marrë bazuar edhe në shqetësimin se duhani i rremë po shitet në tregun e zi duke dëmtuar shëndetin e qytetarëve, transmeton syri.

Një zëdhënës i Kremlinit tha se një masë e tillë kaq radikale duhet të konsiderohet shumë seriozisht dhe të diskutohet edhe me ministritë e tjera.