Thaçi takon Talbottin, kujton thënien e tij: Asnjë ushtar serb nuk do të mbetet në Kosovë

10.01.2017 22:55:55

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në vizitën e tij në SHBA, pas takimit me ish-sekretarin e shtetit Madeleine Albright, është takuar edhe me zyrtarin Strobe Talbott.

“Pata kënaqësinë ta takoj mikun tim të vjetër, zotin Strobe Talbott, Presidentin e Brookings Institute, institut kërkimor i themeluar qysh më 1916, me seli në Washington, D.C. Gjate ditëve tona më të vështira si popull, në pranverë të vitit 1999, Talbott më kishte dhënë një prej lajmeve më të mira: ‘Asnjë ushtar serb nuk do të mbetet në Kosovë! Ju siguroj se nuk do t’ju lëmë në mëshirë të askujt!’ Sot kujtuam kohërat e shkuara, por biseduam edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe më gjerë. E ftova z. Talbott ta vizitojë Kosovën. Besoj të shihemi së shpejti edhe në Prishtinë”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook. /