Portreti yt ne kujtesen time thjesht quhet Jete..!!!!!.”

08.04.2021 10:57:59
Nga Pirro Minella
…Vjen nje cast, qe me ka mbetur thelle ne mendjen time, fshehur ne rrenojat e kujteses time.
Po ta tregoj ate cast.
Ai cast me ka ngelur ne mendje, njesoj si pikture e varur ne mur dhe syte aty gjate ndaloj
E di cili cast, nuk e harroj dot!?
A do ta tregoj. si me erdhi ne keto momente!?
Ai momenti kur ti qëndroje para meje, ai moment kur une te shtrengoja ne krahet e mija , ai moment kur floket largoja prej qafes e qafën e zhveshur prej flokeve ashtu te virgjer kafshoja e lepija.
Ti doje dhe nuk doje, shtyje dhe afroje kur ndjeje buzet e nxehta, te perveluara ai zbrisnin supeve te tua te xhveshura..
E nxjerr dhe e shikoj shpesh fshehur ne kujtesen time portretin tend.
Dhe aty ne ato momente mamgjike pashe per here te pare shpirtin lakuriq zbuluar, ate shpirt te dritheruar per dashurine e embel.
Ashtu si kemisha jote deri pak poshte kerthizes zberthyer.
Kujtoj akoma ate portret, kur shikoja sytë e tu qe perpeliteshin sa herë gishtat rreshkisnin ngadale si ne tastieren e nje pianoje dhe preknin ate lakuriqesi ngadale me kujdes kudo dhe cfaredo, e ti me nuk kundershtoje, por renkoje lehte.
Dhe sa here nxjerr ate portret fshehur diku thelle ne kujtesen time, ne shpirt ndjej ate melodi e atij casti shkruar ne solfezhin e trupit tend, ashtu me perzieren e ofshamave dhe renkimeve.
Ate melodi askush me pare nuk e kish shijuar.
Atje fshehur ishim ne, te dashuruarit e nje epoke te tere..
Dhe sa here ne kujtesen time shikoj ate portret, une e kam emertuar thjesht me fjale shpirti eshte JETA vete me gurgullimen e saj……!!
May be a closeup of 1 person