Praga pushtohet nga forcat e ISIS (Foto+Video)

22.08.2016 23:30:15

Anëtarët e një lëvizje anti-imigracion organizuan një sulm të rreme të ISIS-it, në mes të Pragës gjatë fundjavës.

Paniku shpërtheu në mes të kryeqytetit Evropian kur grupi hyri në qendër të qytetit e pajisur me një flamur ISIS, veshje kamuflazhi dhe armë,  duke bërtitur “Allahu Ekber”,shkruan Sunday Express, transmeton Indeksonline.

Policia ka pranuar se kishin aprovuar demonstrimin e planifikuar në kryeqytetin çek.

Megjithatë, autoritetet u detyrua të ndërhyjë kur grupi njoftoi se ata ishin gati për të kryer prerje kokash.

Para ngjarjes, policia çeke kishte inspektuar armët  e rreme të grupit dhe tha se “demonstrata” ishte e pranueshme.

Megjithatë, një zëdhënës i policisë më vonë pranoi se kjo ishte një gabim, pasi ata thanë se turistët menduan se ishte një sulm terrorist i vërtetë dhe kanë ikur nga frika për jetën e tyre.