Gjatë ditës së djeshme një person e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Rasti ka ndodhur në Istog, ndërsa sipas policisë bashkëshortja ka qenë shtetase e huaj dhe ka marr lëndime trupore.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër shtetase e huaj. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.
Tutje raporti bënë të ditur se, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima dhe fëmijët e saj janë dërguar në shtëpi të sigurt.
Rasti është iniciuar për ‘dhunë në familje’.